Një gomone me 24 emigrantë është kapur nga anija shqiptare ‘Lissus’ në detin Egje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se ekuipazhi shqiptar në koordinim me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi emigrantët autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme.
“Anija shqiptare #Lissus në misionin #SeaGuardian në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës.
Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, konstatoi një gomone me 24 persona në bord, të cilën pas koordinimit me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme” shkruan Peleshi.
Anija shqiptare “Lissus” është pjesë e misionit “SeaGuardian” të NATO-s në detin Egje.