-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes lotësh, Egla përjashtohet nga Big Brother: Do takohemi jashtë…(VIDEO)

Kryesoret

Banorja e Big Brother VIP, Egla Ceno është eliminuar nga loja, një ditë pasi i hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekqit, duke debatuar ashpër me të dhe me Ilnisën. Vendimi i vëllait të madh erdhi në një zarf të zi, që u lexua nga Julian Deda. Po ashtu të ndëshkuar do jenë edhe Meritoni me Ilnisën, por vendimi për ta do të merret të martën në show e radhës.

 

“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet.

Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të s’kualifikoje Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në show e të martës”, lexoi Juli.

“Të përshëndes Egla, të uroj fat. Më vjen keq”, ishte reagimi i parë i Meritoni. Elga u bëri thirrje banorëve që të mos bien pre e provokimeve të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura.

“Është Ok fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve kaq të…mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin time, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë.

I ri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimeve sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time”, tha Egla Ceno.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit