-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia mohon PD-në: Nuk ka rënë TIMS-i në Rinas

Kryesoret

Policia e Shtetit reagoi pas denoncimit nga PD se sistemi TIMS në Rinas ishte jashtë funksionimit, duke theksuar se funksionon normalisht.

“Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë. Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim,  parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore” njofton policia.

Deputeti: Bie sistemi TIMS, kaos në Rinas, duhet të kalojë ndonjë mik i qeverisë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit