Mediat italiane e kanë cilësuar si ‘Tragjedia e Pashkëve’ aksidentin e frikshëm të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne.
Në zonën e Alice Castello, në autostradë është shënuar një aksident i rëndë automobilistik me dy persona të djegur nga flakët që shkrumbuan makinën “Ferrari” e cila po udhëtonte me një shpejtësi marramendëse prej më shumë se 200 kilometrash në orë.
Në ndihmë kanë ardhur dhe zjarrfikëset dhe 118 helikopterë, ndërsa viktimat ende nuk janë identifikuar.
Sipas hetimeve shoferi ka humbur kontrollin e mjetit nga shpejtësia teje e lartë dhe si pasojë ka përfunduar anës rrugës ku është përplasur me një shtyllë.
Këtu ‘Ferrari’ siç shihet nga pamjet është ndarë në dyshë dhe ka marrë flakë në çast duke mos patur pasur shpëtim për dy pasagjerët.