-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Anëtarësimi në NATO, një nga ngjarjet më historike për kombin shqiptar

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se kjo ka qenë një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Mirënjohje për të gjithë ata burra dhe gra në uniformë, në politikë, në fushën ushtarake dhe të sigurisë, që punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues të Forcave tonë të Armatosura, si dhe rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO.

Në këtë përvjetor historik, shpreh falenderimet më të përzemërta ndaj të gjitha vendeve aleate dhe mike, të cilat e mbështetën me shumë besim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kontribuan në mënyrë të gjithanshme për modernizimin e Forcave tona të Armatosura, në veçanti për Presidentin George W. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, në vitin 2007, frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit