Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku një makinë e cila po transportonte emigrantë të paligjshëm, në tentativë për t’i ikur policisë ka përfunduar në lumin Vjosë.
Si pasojë kanë humbur jetën 7 emigrantët si dhe shoferi nga Shkodra, Sokol Ismeti.
Ai po transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin Këlcyrë- Përmet dhe dyshohet se ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka humbur kontrollin e mjetit ‘Benz’.
Më pas mjeti ka përfunduar në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar, ku ai bashkë me 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta humbën jetën.
8 të vdekur në Këlcyrë, ‘Benzi’ me klandestinë tenton t’i ik policisë, përfundon në lum