-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlcyrë/ Makina e bërë shoshë, 8 persona humbën jetën, policia jep detajet

Kryesoret

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku një makinë e cila po transportonte emigrantë të paligjshëm, në tentativë për t’i ikur policisë ka përfunduar në lumin Vjosë.

Si pasojë kanë humbur jetën 7 emigrantët si dhe shoferi nga Shkodra, Sokol Ismeti.

Ai  po transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin Këlcyrë- Përmet dhe dyshohet se ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka humbur kontrollin e mjetit ‘Benz’.

“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar” njofton policia.

8 të vdekur në Këlcyrë, ‘Benzi’ me klandestinë tenton t’i ik policisë, përfundon në lum

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit