Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë Rihter ka goditur Tajvanin duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas Qendrës Sizmiologjike të vendosur në Taipei, lëkundja sizmike mund të cilësohet si një ndër më të fuqishmet në 25 vitet e fundit, teksa në të gjithë vendin shpërtheu alarmi për tsunam.