Policia e Shtetit njofton arrestimin në Itali të dënuarit me burg përjetë të Gjovalin Lesit, i cili ka vrarë të motrën dhe dhëndrin.
Në datën 21 tetor 1997 në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (dhëndri).
Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.