-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani para KLP: SPAK ka sekuestruar 41 milionë euro pasuri

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka shkuar mëngjesin e sotëm në KLP.

Altin Dumani ka mbërritur për një takim në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mëngjesin e sotëm.

Kreu i SPAK është shoqëruar nga dy prokurorët Klodian Braho dhe Adnand Xholi

Shkak mësohet se është paraqitja para anëtarëve të KLP-së me punën e bërë nga SPAK-u përgjatë një viti.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se agjencitë prestigjioze amerikane DEA dhe FBI tashmë janë atashuar pranë SPAK-ut.

“SPAK ka marrë pjesë në disa operacione ndërkombëtare të rëndësishme.

Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara përllogaritet në vlerën e 41 milionë euro.

Gjatë 2021-2023 janë regjistruar 211 procedime penale për korrupsionin, 81 për krimin e organizuar dhe 13 procedime penale për terrorizmin”, u shpreh ndër të tjera Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit