Lulzim Basha akuzoi sot kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi se me votën pro amnistisë është kthyer në një aneks të qeverisë socialiste. Tha se nga drafti që pritet që të miratohet përfitojnë të korruptuarit dhe jo protestuesit e PD-së.
“Për një kohë të gjatë tre muaj amnistia për të dënuarit ordinerë u mbajt për të favorizuar zyrtarë të korruptuar. Propozimi i PS-së me mbështetjen e pazarxhinjve e kthen votën e atyre që i thonë vetes opozitës në aneks të Edi Ramës dhe është aleancë anti-SPAK, ne i dënojmë dhe ju i lironi.
Duke amnistuar drejtorët dhe zyrtarët dalin hapur petët e lakrorit dhe aleanca me PS-në. Shqetësimi i vetëm janë të dënuarit për korrupsion. I bëj një thirrje kujtdo që e konsideron veten opozitar të largohet nga ky Pazar për t’u bërë kamerdare e Edi Ramës që është i zhytur. PD e refuzon këtë Pazar dhe nuk mund të jetë pjesë e kësaj pseudo amnistie. Përfitojnë zyrtarët e korruptuar dhe jo protestuesit që u ngritën kundër qeverisë.
Asnjë protestues nuk përfiton nga amnistia. Pazari u bë në fshetësi. Është e qartë se shumica dërrmuese e protestuesve nuk përfitojnë. Të gjitha kategoritë që ndiqen në paragrafët e dyta për kundërshtim të policisë, ndërsa që përfitojnë drejtorë dhe zyrtarë të korruptuar dhe të dënuar nga SPAK-u kjo është evidente. Kjo është përpjekje për ta kthyer opozitën në një aneks të qeverisë. Ja ku u katandis revolucioni, në një pazar me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit” tha ai.









