-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja për Amnistinë: Lirohen menjëherë 700 të dënuar, 400 përfitojnë zbritje dënimi

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar në seancën e sotme plenare projektligjin për amnistinë i vili pritet që të votohet sot.

Manja qartësoi se nga ky projektligj nuk do të përfitojë askush që është dënuar nga Gjykata e Posaçme dhe theksoi se 700 të dënuar do të lirohen menjëherë ndërsa 400 të tjerë do përfitojnë ulje të dënimit.

‘Përfitojmë 1100 të dënuar. 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 në shërbim prove do të jenë përfitues nga kjo amnisti që do të votohet sonte. Nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm. Po ashtu nga amnistia, por as ulje dënimi nuk përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO sepse për ndjekjen penale as që behet fjalë.

Do të përfitojnë personat të cilët ka marrë formë të prerë vendimi deri në datë 31.03 2024.

Për protestuesit e opozitës pa dallim ndarjesh në kohë por për një kategori veprash penale që janë listuar dhe që lidhet me këtë kategori do të kemi pushim të ndjekjes penale në çdo fazë të hetimit. Më lejoni të jap një shifër janë 232 çështje penale që do të përfitojnë nga kjo amnisti sa i takon ndjekjes penale, flasim për çështje pasi numri i personave është në disa fish, ka një çështje penale me 10-15 persona që kanë qenë në hetim apo gjykim.’- tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit