-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO me peshën e moshës ‘mbi supe’ feston përvjetorin e 75-të

Kryesoret

Të enjten, më 4 prill, NATO-ja e feston 75-vjetorin. Kjo ngjarje do të shënohet me ceremoni të ndryshe në selinë qendrore të aleancës në Bruksel, si dhe në vende të tjera në kryeqytetin belg, përfshirë duke ia veshur një kostum të NATO-s Manneken Pis, statujës ikonë të qytetit të një djaloshi të vogël duke urinuar.

Dhe a ka më gallatë se kjo për organizatën ushtarake që po moshohet. Ministrat e Jashtëm të 32 aleatëve të NATO-s do të mblidhen gjithashtu për dy ditë dhe, megjithëse do të ketë shumë bisedime festive dhe optimiste për shëndetin e fortë të aleancës dhe për faktin se ky takim ministrash do të jetë i pari me Suedinë si anëtare me të drejta të plota, ka shenja për telashe të mundshme.

Në samit, ministrat e Jashtëm do të merren me çështjet e njëjta sikur liderët – luftën në Ukrainë dhe si ta rrisë NATO-ja mbështetjen për Ukrainën, të ardhmen e Ukrainës pas anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe si mund të duket rruga e saj drejt këtij synimi dhe, në fund, kush duhet ta zëvendësojë sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili do të largohet në fund të këtij viti pas një dekade në krye të aleancës.

Ministrat e Jashtëm nuk do ta marrin asnjë vendim këtë javë për zgjidhjen e ndonjë prej këtyre sfidave, por disa gjëra duhet të zgjidhen deri në takimin e shefave të tyre në kryeqytetin amerikan nga 9 deri më 11 korrik./REL

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit