-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Chelsea dhe United dhurojnë spektakël, Palmer përmbys ‘Djallin’ brenda 1 minute

Kryesoret

Një përballje sa dramatike aq dhe mahnitëse ishte ajo midis Chelseas dhe Manchester United mbrëmjen e 4 marsit.

Blutë e Londrës vazhdua ecurinë e tyre pa pësuar humbje në Premier League, me një Manchester United që pasi bëri një përmbysje fantastike të dy golave, u dorëzua në frymën e fundit në shofrat 4-3.

Gjithçka nisi me vrull për vendasit, me djemtë e teknikut, Maurizio Pochettinho, që shënuan dy herë në portën e United, falë Connor Gallagher e Cole Palmer, mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, dyshen e sulmit të “Djajve”, të Manchester, Alejandro Garnacho e Bruno Fernandes, që barazuan gjithçka në minutat 34’ e 39’, për ta mbyllur pjesën e parë, në “paqe”.

Mirëpo, me nisjen e pjesës së dytë së lojës, “ylli” argjentinas i Erik ten Hag, Alejandro Garnacho shënoi një tjetër gol, duke përmbysur gjithçka në “Stamford Bridge”, por ndeshje nuk mbaroi me aq. Teksa dukej se ndeshja po përfundonte me fitoren e “Djajve”, “diamanti” anglez, Cole Palmer shënon një dopietë të shpejtë, në “frymën e fundit”, të lojës, për t’i dhënë skuadrës së tij, një fitore tejet të vyer, që i afron me Kupat e Evropës.

“Blutë” e Maurizio Pochettino teksa tashmë ngjiten në kuotën e 43 pikëve dhe ndodhen në vendin e 10-të, me 1 ndeshje më pak se “Djajtë” e Manchester United, që ndodhen në vendin e 6-të, me 48 pikë ose e thënë ndryshe në zonën e Europa League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit