Rreth 2 javë më parë në shtëpi u rikthye ish-konkurenti i Big Brother Vip Graciano Tagani në shtëpi duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.
Mirëpo përveç balerinit, mesa duket gjatë spektaklit të kësaj së shtune në shtëpi do të futet një tjetër ish-banorë.
Ish-konkurentja Dea Vieri ka postuar në InstaStory një foto me Drini Zeqon dhe Lediona Xheladinaj, dhe krahas saj ka shkruar: “Kush futet të shtunën?”
Ndonëse u largua me dëshirë nga shtëpia, Drini shpesh herë ka bërë postime provokuese për futjen e tij në këtë shtëpi, mirëpo e gjitha mbetet për tu parë të shtunën.