-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thasët me marjuanë në kurriz dhe drejt Malit të Zi, ia mbathin kur shohin policinë

Kryesoret

Dy persona janë pikasur nga policia kufitare mëngjesin e djeshëm, duke lëvizur me thasë me mbi 40 kg marjuanë. Ata ishin nisur nga Shqipëria drejt Malit të ZI.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, ata kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror dhe kanë vazhduar lëvizjen në territorin e vendit tonë, pas së cilës policia u ka lëshuar paralajmërim dhe urdhër ndalim, të cilin ata e kanë shpërfillur dhe janë larguar në drejtim të Shqipërisë duke i hedhur thasët.

Policia e Podgoricës ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 40 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 42 kilogramë.

“Për ngjarjen policia malazeze ka njoftuar kolegët nga Shqipëria, të cilët janë duke ndërmarrë aktivitete për lokalizimin e këtyre personave dhe ndriçimin e ngjarjes”, shtojnë nga UP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit