-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AMF hedh për konsultim draftin për pensionin privat

Kryesoret

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hedhur për konsultim publik një projektrregullore të re në zbatim të ligjit “Për Fondet e Pensionit Privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar.

Projektrregullorja “Për kushtet dhe kriteret e personit juridik që do të veprojë si agjent i fondit të pensionit privat” ka si qëllim përcaktimin e kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë personat juridikë që do të veprojnë si agjentë të fondit të pensionit privat, përcaktimin e rregullave për t’u regjistruar nga shoqëria administruese si edhe të kushteve për të ushtruar veprimtarinë si agjent i fondit të pensionit privat.

Agjenti i fondit të pensionit duhet të të jetë institucion financiar, të ketë marrë paraprakisht miratim nga Autoriteti përkatës licencues, për të vepruar si agjent i fondit të pensionit, të ketë strukturën organizative për kryerjen e shërbimit të agjentit të fondit të pensionit, të ketë punonjës të aftë dhe të përshtatshëm për promovimin e fondit të pensionit, të ketë procedura për njohjen e klientit dhe informacionin që duhet t’i jepet anëtarit të fondit gjatë promovimit të fondit të pensionit, të ketë procedura për parandalimin dhe administrimin e konfliktit të interesit, etj (Lexo KETU shkrimin e plote)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit