Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova ka paralajmëruar se 9 persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa për rastin është duke u marur njësia e trafikut rajonal”, ka thënë Rugova për IndeksOnline.