-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Fati i Shqipërisë mbetet në duart e pushtetit të drogës e krimit

Kryesoret

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mosveprimin e drejtësisë mbi skandalin që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku kompani 5D e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj ka përvetësuar dhjetëra miliona euro nga ky institucion.

‘Çdo ditë që kalon është një ditë e pamerituar për regjimin e narko-shtetit që bazohet kryekëput në vjedhjen e shqiptarëve, aleancën e krimit me drogën’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të vërtetë të dinjitetit, shpresës, luftëtarëve të pamposhtur të kauzave të drejta të lirisë. Çdo ditë që kalon është një ditë e pamerituar për regjimin e narkoshtetit që bazohet kryekëput në vjedhjen e shqiptarëve, aleancën e krimit me drogën.

Çdo ditë që kalon me këtë regjim është fati i Shqipërisë në duart e tyre. Çdo ditë që kalon është fati i shqiptarëve në duart e tyre. Çdo ditë që kalon me këtë regjim është largimi masiv, hemorragjia e pandalshme kombëtare. Çdo ditë që kalon është pushtet droge, krimi mbi shqiptarët. Çdo ditë që kalon është pasurim dhe vjedhje e tmerrshme e tyre nga një klikë hajdutësh që nuk e kanë pasur kurrë të tillë në histori. Çdo ditë që kalon e bën më të lartë, më të madhe, përgjegjësinë tonë. Është një kushtrim më i fuqishëm për ne, të veprojmë, të veprojmë, të veprojmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit