Ilnisa Agolli në “Fan Club” deklaroi se Egla Ceno është lojtare e varfër por që publiku shikon tek ajo diçka që vendos ta mbajë brenda. Ilnisa u shpreh se ka shkelur në “mina” që nuk duheshin shkelur duke nënkuptuar aktoren.
“Po lojtare e varfër dhe i qëndroj asaj çfarë thashë sepse ka dy toplogji, lojtarja e varfër dhe lojtarja e pasur.
Egla që në fillim edhe deri më tani nuk besoj se mund të ketë shfaqur diçka që shkon tek dashuria, njerëzorja tek vlerat. Por nga ana tjetër shqiptarët kanë parë diçka që e mbajnë brenda dhe mua që më nxorën jashtë.
Është një kurth i madh që krijohet aty brenda. Ti duke hedhur hapa normalisht nuk e vëren. Ti nuk e di se ku shkel. Ne shkelëm tek disa mina që na sollën këtu.
Në BBV nuk besoj se ka skema. Unë jam e habitur që dhe dje në disa telefonata që pata, nuk besoj se ka skema.
Aty ti reagon sipas momentit dhe momenti është tjetër dhe orët vazhdojnë dhe situatat të vijnë njëra pas tjetrës që ndryshon gjithçka. Brenda një ore ti ke 80 dinamika të ndryshme.
Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin” tha ajo.