-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon dorëheqjen e Veliajt: Ne po presim, protesta vazhdon

Kryesoret

N/kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti shprehet se Tirana nuk harron 30 milionë eurot e zhdukur nga e famshmja kompani 5D që çoi në burg drejtorët e Erion Veliajt.

“Kryebashkiaku Veliaj pasi mori mbështetjen e pakufijshme të shefit të tij, i cili lexoi qartë mesazhet e koduara që i dërgoi vartësi në bashki, zgjohet sot duke menduar “të shkuara e të harruara” dhe e fillon ditën me një video 3D sikur të mos kishte ndodhur asgjë këto ditët e fundit.

Ndaj kot lodheni, kot mundoheni, prano kërkesën e këshilltarëve të opozitës, mblidhni Këshillin Bashkiak dhe hajde aty e jep llogari për cfarë ka ndodhur. Hajde në Këshill e mos u shmang më, ashtu sic ke bërë këto 10 muajt e fundit që nuk je përballur me opozitën as edhe 1 minutë të vetme.

Hajde në Këshill dhe kërkoji ndjesë qytetarëve të Tiranës për gabimet, me dashje apo pa dashje qofshin ato. Qytetarët janë gati, opozita po të pret, në cdo ditë që të duash, në cdo orë që të vendosësh, ne të presim në Këshill. Nëse jo, protesta vazhdon dhe nëse ti nuk vjen te Tirana, atëherë do jetë përsëri Tirana që vjen te Bashkia të enjten e ardhshme” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit