Hysni Qestaj rreth 40-vjeç humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa drejtonte një Ferrari. Aksidenti ndodhi një javë më parë në Italinë veriore. Makina u copëtua, copat u shpërndanë dhe automjeti shpërtheu në flakë.
Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
Zjarrfikësve iu desh disa orë për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina. Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj me një postim prekës.
“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.
Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes.
Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada.
Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq herët” shkruan ajo.