-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohet segmenti Kukës-Morinë, si devijohet trafiku (Njoftimi)

Kryesoret

Segmenti 3 kilometra i aksit Kukës-Morinë në Rrugën e Kombit, prej kësaj të hëne pas orës 14:00 do të jetë i bllokuar deri në përfundimin të punimeve të shtresave rrugore në rrugë e përafrimit në të dy anët e urës së re mbi lumin Drin.

Asnjë automjet nuk do të qarkullojë edhe për një periudhë 1-javore sa është planifikuar bllokimi deri në përafrimin e Urës mbi bazament.

Sipas një njoftimi zyrtar të Kompanisë Konçensionare, devijimi i lëvizjes së mjeteve bëhet te Ura Drinit të Zi-Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit.

Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimit të Gostilit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

Policia është angazhuar për të menaxhuar trafikun që do të krijohet nga ky devijim, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve e veçanërisht atyre te transportit të mallrave dhe tonazhit të rëndë.

Nga përdoruesit e rrugës kërkohet që të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore gjatë procesit të devijimit të të gjithë trafikut nga aksi rrugor 3 km I Rrugës së Kombit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit