-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emrat/ ‘Kërcasin’ prangat për këta zyrtarë të Kadastrës së Durrësit

Kryesoret

Prokuroria e Durrësit firmosi 2 urdhër arreste dhe 1 masë ‘arrest shtëpie’, për tre persona të akuzuar për ‘Falsifikim të dokumentave’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Bëhet fjalë për zyrtarët Bledi Zerba, punonjës hipoteke dhe Ndue Mesiti, qytetar përfitues i një prone të paligjshme në Gjirin e Lalëzit. Ndërsa “Arrest shtëpie” është kërkuar për juristen e kadastrës Jonida Margeja.

Bëhet fjalë për një praktikë legalizimi që ka shkuar për hipotekim në Gjirin e Lalëzit në vitin 2017. IKMT ka shkuar për ta prishur atë pronë në vitin 2020, por pronarët kanë paraqitur dokumente të hipotekës, nga ku kanë lindur dyshimet se dokumentet kanë qenë të falsifikuara.

Më pas rastin e ka marrë në shqyrtim njësia antikorrupsion e Qeverisë dhe ka dalë se zyrtarët për të cilët është lëshuar urdhër-arresti, kanë marrë dokumente ‘tip’ bosh nga zyra e kadastrës së Tepelenës dhe i kanë çuar në kadastrën e Durrësit, pra janë falsifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit