Makina e drejtoreshës së Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Makina e drejtoreshës ka qenë e parkuar në garazh në momentin që u përfshi nga flakët.
I ati i Anjeza Shikos, Muhamet Çota ka treguar momentin kur autori, i maskuar dhe me kapele hyri në garazh ku ishte makina, i hodhi benzinë në pjesën e parë dhe më pas i vendosi flakën.
“Ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15. Në kamerat e sigurisë pashë që dikush kishte hyrë në garazh, i maskuar, me kapele dhe kapuç gri, hodhi benzinën e vuri flakën.
Mbaroi punë e u kthye andej nga hyri. Neve na njoftoi një komshi që kishte parë tym në garazh. Morëm kovën me ujë të fiknim zjarrin edhe njoftuam policinë dhe zjarrfikësit” u shpreh Çota.