Në studion e ‘5Pyetjet’ u diskutua mbrëmjen e sotme për ngjarjet e fundit që kanë tronditur shtresën politike në vend. Nga arrestimi kreut të ARRSH-së deri tek arrestimet e zyrtarëve në Bashkinë e Tiranës.
Moderatori Ilir Babaramo iu drejtua me një pyetje ‘pikante’ Ilir Alimehmeti nëse këto arrestime kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Kjo pasi arrestimi i ish-drejtorëve në Bashkinë e Tiranës ndodhën pak ditë pas arrestimit të Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH.
Ilir Alimehmeti u përgjigj me një thënie të Edi Ramës.
“Ka qenë një fjalë e kryeministrit dikur ‘hënkshin kokat e njëri tjetrit’. Përgjegjësia duhet të çdohet deri në fund, këto janë të gjitha të lidhura.
Në mbledhjen e 26 marsit në Bashki, firmës së Evis Berberit i kaluan 1.6 milionë euro, ndërsa ditën tjetër u lëshua urdhri i sekuestros. Mazhoranca votoi pro kalimit të kësaj shume ndërsa ne votuam kundër sepse shohim faktet.
Por kur të lëshohet një urdhër sekuestro ti si voton ti kalosh 1.6 milionë euro” tha Alimehmeti.