-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Po bën shpifje’! Avokati Hoxha dhe Tedi Blushi përplasen në studio

Kryesoret

Avokati Arbër Hoxha dhe sekretari  PL-së Tedi Blushi, janë përfshirë në një debat mes tyre në studion e ‘5Pyetjet’ nga Babaramo.

Gjatë debatit, Hoxha tha se kryetari i partisë së tij ka emëruar agronom në sistemin e drejtësisë gjatë kohës si presidenti, duke emëruar Gjin Gjonin.

Një teori e konsideruar shpifje nga Tedi Blushi

Pjesë nga debati:

Blushi: Ju si juristë, kur drejtuesi i SPAK thotë që gjykata noterizon vendimet e SPAK, si mendoni? Nuk kisha interesa ta dëgjoja. Kishte shumë emocione.

Hoxha: Po e nxirrni jashtë kontekstit. Gjykata nuk ka lidhje fare me atë çka kërkon prokurori në Prokurorinë e Posaçme. GJKKO nuk është noterë e SPAK. Ai është shkëputur nga një kontekst i caktuar. Për shembull kryetari i partisë suaj ka caktuar agronom në sistemin e drejtësisë.

Blushi: Nëse keni ardhur si zëdhënës i Edi Ramës. E rrita shumë piacën

Hoxha: Po fyeni.

Blushi: Tani ju thoni kryetari i partisë suaj. Kur thoni ju jurist, imagjinoni të shkosh tek roja. Një jurist nuk guxon të bëjë gabime që bëni ju. Që shpifni, duke pretenduar që kryetari i partisë sime ka emëruar agronom në drejtësi.

Hoxha: Nja 30 i ke në sistemin e drejtësisë.

Blushi: Kur një jurist në studion tuaj bën këto deklarata. Vë në dyshim serioz si ka marrë diplomën e juristit.

Hoxha: Zoti Kastriot Ismailaj më ka zgjedhur mua avokat. Më ka treguar këtu në këtë studio. Më pengon neni gjashtë.

Blushi: Më thuaj emrin e agronomit që zoti Meta ka emëruar. Këto shpifje duhen demaskuar.

Hoxha: Obobo do më demaskoj Tedi Blushi.

Blushi: Ti fyen këtë zanat të nderuar. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur bën shpifje. Më thuaj emrin e agronomit.

Hoxha: Gjin Gjoni.

Blushi: Kur?

Hoxha: Të mërkurën, po ça janë këto.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit