-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Xhaçkës/ Hoxha: Nuk ka shkelur Kushtetutën, me një divorc e zgjidh

Kryesoret

Në studion e ‘5Pyetjet’ nga Babaramo u diskutua dhe mandati i Olta Xhaçkës, i cili do të kalohet të enjten në Kuvend.

Xhaçka po përballet me akuza pasi ka favorizuar një truall 10 mijë metra katrorë tokë, të kaluar në emër të bashkëshortit të saj si dhe për ndërtimin e një resorti.

Gjykata Kushtetuese urdhëroi rreth 1 vit më parë që Kuvendi t’i dërgojë mandatin e Xhaçkës që pikërisht Kushtetuesja të vendoste nëse ka konflikt interesi.

Në lidhje me rastin juristi Arbër Hoxha u shpreh se sipas tij deputetja socialiste nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës, kjo pasi çdo personi i lejohet të bëjë investime në formën e duhur.

“Ligjërisht Olta Xhaçka mund ta kishte zgjidhur që të ndahej nga bashkëshorti i saj pra një divorc fiktiv. Në këto kushte ajo do të mund të ruante mandatin e saj si deputete.

Për një sërë arsyesh ligjore Olta Xhaçkës nuk do t’i hiqet mandati, çdo person ka të drejtë që të investojë në formën e duhur.

Nëse ka qenë forma e duhur nga bashkëshorti i zonjës Xhaçka, do ta vendosë Prokuroria dhe Gjykata.

Në këto kushte nuk besoj se ka një shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe besoj se Olta Xhaçkës nuk do ti hiqet mandati” u shpreh avokati Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit