Ditën e sotme para Gjykatës Penale në Bruksel, do të dalin 40 persona, ata akuzohen për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
Hetimi ndaj tyre nisi në shtator 2020 pas zbulimit të disa kilogramëve kanabis dhe një sasie të madhe acetoni në një kuti.
Çështja mori një dimension tjetër nga të dhënat e deshifruara në aplikacionin e mesazheve SKY ECC që u përdor nga anëtarët e grupit kriminal për të komunikuar fshehurazi.
Falë deshifrimit të komunikimeve, policia mundi të identifikonte kontaktet në disa vende të Amerikës së Jugut, të specifikonte mënyrën e operimit të trafikantëve dhe të detajonte strukturën e organizatës.
Rrjeti kriminal, drejtues i të cilit janë të pandehurit e kombësisë shqiptare A.H, I.K dhe A.I, dyshohet se ka importuar disa ton kokainë, veçanërisht nëpërmjet portit të Antëerpen.
Sipas informacionit të mbledhur nga RTBF, droga ishte e fshehur në mallra të ligjshme si tul frutash. Hetimet çuan në sekuestrimin e një fuçie me lëng, në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.