-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plehrat u bënë male/ Inceneratori i Elbasanit nuk punon

Kryesoret

Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri.

Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.

“Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia me mbeturinat, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dolën jashtë çdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie”, shprehej kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve për impiantin që parashikohej se do të prodhonte rreth 17 250 MWh energji në vit kur të vihej në punë.

Dy vite më vonë, kryeministri bashkë me disa zyrtarë të tjerë të lartë u rikthye në Elbasan për të përuruar fillimin e punës së impiantit.

Mesditën e 18 prillit 2017, kreu i qeverisë mes qindra pjesëmarrësve inaguroi inceneratorin e Elbasanit – të parën vepër të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri.

“Nga fusha e plehrave që digjeshin në qiell të hapur e helmonin gjithë qytetin, në fushën sanitare të standardeve europiane ku mbetjet shfrytëzohen për prodhim energjie.”, theksonte kryeministri gjatë ceremonisë përuruese.

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara. Aktualisht, ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Pavarësisht propagandës për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, në këto gjashtë vite impianti nuk ka dhënë rezultatet e premtuara.

Ky shkrim u realizua nga gazetarja Esmeralda Topi, me mbështetjen e Journalismfund Europe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit