Avokati Arbër Hoxha dhe sekretari PL-së Tedi Blushi, janë përfshirë në një debat mes tyre në studion e ‘5Pyetjet’ nga Babaramo.
Gjatë debatit, Hoxha tha se kryetari i partisë së tij ka emëruar agronom në sistemin e drejtësisë gjatë kohës si presidenti, duke emëruar Gjin Gjonin.
Një teori e konsideruar shpifje nga Tedi Blushi
Pjesë nga debati:
Blushi: Ju si juristë, kur drejtuesi i SPAK thotë që gjykata noterizon vendimet e SPAK, si mendoni? Nuk kisha interesa ta dëgjoja. Kishte shumë emocione.
Hoxha: Po e nxirrni jashtë kontekstit. Gjykata nuk ka lidhje fare me atë çka kërkon prokurori në Prokurorinë e Posaçme. GJKKO nuk është noterë e SPAK. Ai është shkëputur nga një kontekst i caktuar. Për shembull kryetari i partisë suaj ka caktuar agronom në sistemin e drejtësisë.
Blushi: Nëse keni ardhur si zëdhënës i Edi Ramës. E rrita shumë piacën
Hoxha: Po fyeni.
Blushi: Tani ju thoni kryetari i partisë suaj. Kur thoni ju jurist, imagjinoni të shkosh tek roja. Një jurist nuk guxon të bëjë gabime që bëni ju. Që shpifni, duke pretenduar që kryetari i partisë sime ka emëruar agronom në drejtësi.
Hoxha: Nja 30 i ke në sistemin e drejtësisë.
Blushi: Kur një jurist në studion tuaj bën këto deklarata. Vë në dyshim serioz si ka marrë diplomën e juristit.
Hoxha: Zoti Kastriot Ismailaj më ka zgjedhur mua avokat. Më ka treguar këtu në këtë studio. Më pengon neni gjashtë.
Blushi: Më thuaj emrin e agronomit që zoti Meta ka emëruar. Këto shpifje duhen demaskuar.
Hoxha: Obobo do më demaskoj Tedi Blushi.
Blushi: Ti fyen këtë zanat të nderuar. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur bën shpifje. Më thuaj emrin e agronomit.
Hoxha: Gjin Gjoni.
Blushi: Kur?
Hoxha: Të mërkurën, po ça janë këto.