Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi foli për mediat pas mbledhes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua mandati i Olta Xhaçkës
Bardhi u shpreh se mos zbatimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës është puçi më i madh në këto 30 vite dhe se nuk mundet që deputetët të votojnë sipas dëshirës për rrëzimin e autoritetit apo jo ndaj ish-ministres.
“Kur votohet për ti dhënë para oligarkëve këta kanë disiplinë në grup, ndërsa për këtë rast kanë vendosur që deputetët të votojnë të lirë siç ata e çmojnë.
Në fakt ky është i vetmi rast kur deputetët e opozitës dhe mazhorancës nuk mund të votojnë siç ai mendon, sepse është kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese që na dikton sesi duhet të votohet në këto raste.
Ky është puçi më i rëndë institucional në këto 30 vite” u shpreh Bardhi.
Ai shtoj se e gjitha kjo vjen pasi Edi Rama ka frikë se Olta Xhaçka e merr me vete në burg.
“Ky do të ishte mesazhi që i vetmi që bën drejtësi në këtë vend është urdhri i Edi Ramës, nëse kemi ardhur në këtë pik atëherë qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit.
Unë dua të besoj se do ketë një tërheqje nga kjo gjë.
Rama nuk e mbron dot Xhaçkën, as nga gjykata as nga SPAK.
Unë e di ku ai e ka hallin, e ka hallin se i ka dhënë një ministre të tij dhe bashkëshortit të saj, 11 mij metra katror pronë publike për të investuar një hotel me vlerë 5 milion euro.
Unë e kuptoj se Olta Xhaçka e tërheq me vete në burg Edi Ramën” përfundoi ai.
Vendoset fati i Xhaçkës, debate te këshilli, Bardhi: U bëtë mburojë