Ushtria e Kinës tha të shtunën se ka kryer patrullime ajrore e detare dhe se të gjitha veprimet “të cilat pengojnë Detin e Kinës Jugore” janë nën kontroll. Duket se kjo është një përgjigje e Kinës ndaj stërvitjeve detare të Shteteve të Bashkuara me aleatë.
Shefat e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Filipineve, njoftuan të shtunën se do të mbajnë stërvitje të përbashkëta në det, për ta ruajtur sundimin e ligjit dhe të drejtën për të lundruar përmes dhe për të fluturuar mbi ujërat e këtij deti.
Kina ka mosmarrëveshje territoriale ta kamotshme me disa vende të Azisë juglindore në Detin e Kinës Jugore, i cili është rrugë shumë e rëndësishme e tregtisë. Përplasjet me Filipinet në veçanti janë rritur nga viti i kaluar.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer patrullime të përbashkëta me Filipinet si shenjë mbështetjeje për të. Kina thotë se SHBA-ja po i nxit tensionet duke u përzier në mosmarrëveshjet e tyre.