-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodh në Ukrainë nëse rikthehet Trump?

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përsërit vazhdimisht se është në pozitë të mirë për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë, duke thënë se ka marrëdhënie të mira si me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump, gjatë karrierës së tij politike, ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur Putinin… madje edhe pas pushtimit të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Vetëm pak ditë pasi tanket ruse kanë hyrë në territorin e shtetit fqinj, Trump e ka përshkruar liderin rus si lojtar “të zgjuar” politik dhe ka shprehur admirim për, siç ka thënë ai, faktin që Rusia ka marrë shpejt “një copë të madhe toke” me koston e, sipas tij, sanksioneve relativisht të lehta.

Trump ka qenë vazhdimisht kritik edhe ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftën në Ukrainë, duke thënë se në vend se t’i jepte ndihmë, do të duhej t’i jepte kredi.

Këtë gjë e ka përsëritur edhe pak javë më parë në Ohajo, derisa ka bërë fushatë për kandidaturën e tij për president në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.

“Duhet t’i japim para hua, e jo t’i dërgojmë para. Pra, t’i huazojmë para dhe nëse ia del, të na i kthejë”, ka thënë Trump. REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit