Gazment Bardhi pas mbarimit të mbledhjes së PD-së ka dalë në një deklaratë për shtyp.
Sipas Bardhit Rama dhe Veliaj kanë sulmuar në mënyrë të koordinuar institucionet e drejtësisë.
Bardhi shprehu se kulmi arriti dje kur njeri që ka firmosur investimin strategjik të Olta Xhaçkës ka sulmuar hapur antarët e GJK-së.
“Shpreh shqetësimin për sulmin e mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë. Nervozizmi i shtuar i kryeministrit në raport me hallet që e kanë zënë me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsioni, e ka kthyer nga njeriu që gjoja mbështeste drejtësinë në anatemuesin më të madh të këtyre institucioneve.
Që nga dita kur nxorëm faktet mbi të vëllanë, ai i dha mesazh SPAK ç’duhet të bënte në lidhje me hetimet për përfshirjen e Olsi Ramës me laboratorin e Xibrakës.
Intimidim që nuk duhet të merret në konsideratë nga drejtësia që ka detyrë t’i provojë opinionit publik se nuk intimidohet edhe kur preken njerëz të afërt me Ramën.
Pamë sulm të koordinuar mes Veliaj dhe Ramës ndaj SPAK në lidhje me korrupsionin në bashkinë Tiranë.
Kulmi arriti dje ku në Konferencën e Kryetarëve, për llogari të Ramës, njeriut që ka firmosur investimin strategjik për Xhakçën, sulmuan hapur anëtarët e GJK, duke shpallur madje atë që nuk është dëgjuar në 33 vite, se GJK nuk i imponohet dot Kuvendit.” u shpreh Bardhi.