-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëri milionat duke mashtruar, 12 vite burg për noteren Rezarta Koçi

Kryesoret

Është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit, noterja Rezarta Koçi, e arrestuar në 4 shkurt 2022 për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Pre e mashtrimeve të noteres 40-vjeçare ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon:

  • Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

  • Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K  dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim” thuhet në vendimin e gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit