Fotoja është e makinës të aksidentuar ditën e djeshme në aksin, Prrenjas-Qafë Thanë, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona. Një prej tyre një vajzë 23-vjeçare në gjendje kome dhe në rrezik për jetën.
Shkaktar i aksidentit ishte 44-vjeçari Jetmir Daci, i cili dyshohet se ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë tjetër ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre.
Për pasojë 23 vjecarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjeçare, të treja motra. Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.
E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23 vjeçares mbetet e rëndë.