-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lushnjë/ Shpërndau video intime të së miturës, e pëson keq 19-vjeçari

Kryesoret

Ka përfunduar në prangat e policisë një 19-vjeçar në Lushnjë pasi ka publikuar në rrjetet sociale në video të një vajze të mitur 14-vjeçare.

Denoncimi është bërë nga e ëma e vajzës, e cila ka thënë në polici se 19-vjeçari ka shpërndarë video intime të vajzës së sajë.

“Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.  Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit