-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksportoi të dhënat e Policisë së Shtetit, Prokuroria gati prangat për drejtorin e IT

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ‘arrest në shtëpi’ si dhe ‘pezullim nga detyra’ për drejtorin e IT, Ervin Muça, pasi ky i fundit eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se në datën 02.08.2023 në orët e vona të natës në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Persona e paautorizuar mësohet se janë futur në godinë me pin-nin personal të një tjetër punonjësi, i cili nuk ka qenë prezent.

“Nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit