-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e Berishës në TIMS u rrëzua, ish-kryeministri: PS u tërhoq nga frika

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të socialistëve për të mos e thirrur atë në komisionin parlamentar për hetimin e ndërhyrjes në sistemin TIMS.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se deputetët e PS-së u tërhoqën me kërkesë të Edi Ramës.

“Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën.

Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumenta zyrtare nga TIMS dhjetra  udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhena shkatarrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me “Ismailin” e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime.

Të tmerruar nga Sali Berisha për krimet që kanë kryer. Drejtësia vonon, por nuk harron. Klani Rama me i rrezikshmi klan mafioz në Europë do marrë atë që meriton” thuhet në reagimin e Berishës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit