Ka përfunduar në prangat e policisë një 19-vjeçar në Lushnjë pasi ka publikuar në rrjetet sociale në video të një vajze të mitur 14-vjeçare.
Denoncimi është bërë nga e ëma e vajzës, e cila ka thënë në polici se 19-vjeçari ka shpërndarë video intime të vajzës së sajë.
“Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares. Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme” njofton policia.