Një operacion i përbashkët policor në Shqipëri, Itali dhe Gjermani është zhvilluar për kapjen e një organizate kriminale për trafik kombëtar droge.
Raportohet se 3 shqiptarë janë arrestuar për llogari të Italisë.
Bëhet me dije se deri më tani 3 persona janë arrestuar nga Forcat Operacionale në vendin tonë, në qytetin e Vlorës.
Mësohet se në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ledian dhe Florjan Muho, 33 dhe 38 vjeç, si edhe 52-vjeçari Landi Kalemaj.