-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca për Gërdecin, Mediu: Sikur duan ta mbarojnë shpejt çështjen

Kryesoret

U mbajt sot seanca e radhës për çështjen Gërdeci ku ish-ministri Fatmir Mediu është në hetim.

Pas mbarimit në seancën e GJKKO-së Mediu dha një deklaratë për shtyp ku shprehu se po tentohet që procesi të mbyllet me shpejtësi.

“Ashtu siç u kërkua thirrja e dëshmitarëve, prokuroria ka sjellë një volum shkresash pa përcaktuar asgjë. Por pa përcaktuar dhe përgjegjësitë e ministrit. U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës.

Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt. Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë. Unë duhet të analizoj ekspertizën e amerikanëve. Ata kanë lënë 5 shkaqe në fuqi. Nuk u bë herën e parë, ndaj mendoj se duhen marrë në konsideratë të gjitha gjërat. Nuk merret ministri me çështjet e kalibrave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të japë versionin e tij. Nuk është e vështirë që të gjendet adresa e tij në SHBA.”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit