Një shpërthim ka ndodhur në një termocentral në Bologna të Italisë, pasditen e sotme rreth orës 15:00.
Bilanci paraprak flet për 3 të vdekur, 10 të plagosur e 6 të zhdukur. Mbi dyzet zjarrfikës janë të përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Tre persona kanë humbur jetën menjëherë në katin e tetë, të tjerët u goditën nga tavani i shembur. Katër persona janë të zhdukur, ndërsa 5 prej tyre janë plagosur rëndë dhe janë shtruar në spitalet në Parma, Cesena, Bolonja dhe Piza.
Por shanset për të gjetur të mbijetuar janë minimale. “Ka pak shpresë për të gjetur të mbijetuar! Situata është shumë e vështirë, uji po rritet”, tha Luca Cari, menaxher i komunikimit të zjarrfikësve, duke folur për operacionet e shpëtimit që po zhvillohen që nga pasditja e së martës.