Paris Saint-Germain dhe Barcelona takohen mbrëmjen e sotme në çerekfinalet e UEFA Champions League.
Trajneri i skuadrës franceze Luis Enrique synon të eleminojë klubin që ai udhëhoqi drejt triumfit më të fundit të Champions League në vitin 2015.
Parisi është në tetë të fundit për herë të parë pas tre sezonesh, ndërsa Barcelona arriti në çerekfinale në çdo sezon midis 2007/08 dhe 2019/20, por nuk është paraqitur në këtë fazë që nga sezoni i fundit, kur ata pësuan një disfatë record, 8-2 nga Bayern München në një ndeshje të vetme në Lisbonë.
TAKIMET E MËPARSHME MIDIS DY EKIPEVE
Parisi fiton 4
Barcelona fiton 5
Barazimet 4
Golat e Parisit 21
Golat e Barcelonës 24
Ndeshja më historike midis dy skuadrave në një edicion Championsi është padyshim ajo e sezonit 2016-2017.
Në raundin e të 16-tave Barcelona mori një disfatë 4-1 në ‘Parc de Princ’ ndërsa në ‘Camp Nou’ realizoi një përmbysje historike në shifrat 6-1.
Përballja më e fundit midis dy skuadrave daton në sezonin 2020/21, ku PSG përparoi në raundin tjetër duke triumfuar 5-2 në të dyja ndeshjet.