Gazment Bardhi revokoi përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.
Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Bardhi i cili mban dhe postin e nënkryetarit të demokratëve të Rithemelimit i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit mbi ndryshimin e përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Por Enkelejd Alibeaj, që është rreshtuar me krahun e Lulzim Bashës tha se “asnjë i dizenjuar si non grata nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e PD-së”.
E cilësoi edhe këtë pjesë të pazarit Rama-Berisha. “Mund të jetë pjesë e grupeve që ka bërë Lindita Nikolla, por jo e PD-së. Këto janë pazare, kryetarja e Kuvendit nuk duhet të futej në çështjet e brendshme të PD-së. Sa i përket vulës së PD-së nuk ka shans ligjor të shkojë diku tjetër, pazar po” tha ai.