-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLSH: Rritja e shpenzimeve për PPP dhe arbitrazhet, risk për buxhetin

Kryesoret

Kontratat koncesionare janë nënvizuar edhe një herë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si një nga risqet fiskale kryesore për buxhetin. Sipas KLSH, kjo lidhet me faktin që shpenzimet që shkojnë për këto kontrata, kanë ardhur në rritje.

“Rritja e shpenzimeve për kontratat koncesionare/PPP nga viti në vit përbën një risk fiskal për buxhetin, për më tepër që në mungesë të treguesve të matshëm të performancës së tyre bën të diskutueshme dhe arritjen në kohë të objektivave të tyre me eficiencë, ekonomicitet dhe efektivitet” thuhet në raport. Më së shumti, KLSH iu është referuar këtu koncesioneve të shëndetësisë dhe kryesisht atyre për sterilizimin që ishte edhe objekt auditi dhe ku rezultoi rritje e shpenzimeve.

Nga ana tjetër, KLSH ka sjellë në vëmendje detyrimet e ndërsjella në sektorin e energjisë elektrike të cilat shihen gjithashtu si një risk fiskal. Një peshë në këtë aspekt kanë edhe detyrimet që ujësjellësit kanë tek ky borxh për të cilin u miratua një plan reduktimi por që sipas raportit nuk ka qenë shumë efektiv.

“Detyrimet e ndërsjella në sektorin e energjisë elektrike kanë prirje të rriten nga viti në vit, duke u ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj kërkesës për financime buxhetore. E njëjta situatë vërehet dhe në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, duke sjellë për pasojë dështimin e bashkëpunimit të MFE-së dhe MIE-së në zbatimin e dy urdhrave të përbashkët të viteve 2020 dhe 2021 “Për miratimin e planit të masave të reduktimit të detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike”.

Po ashtu, nuk kanë qenë rezultative as intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me institucionet dhe aktorët kryesorë të fushës: ndërmarrjet Ujësjellës –Kanalizimeve me MIE, si dhe me ndërmarrjet e sektorit të energjisë” thuhet në dokumentin e KLSH (Monitor)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit