-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agjencia e Prokurimit: Të përjashtuarit s’do të marrin tendera!

Kryesoret

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka rikujtuar autoritetet dhe entet kontraktore të zbatojnë me kujdes rregullat mbi statusin e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga procedurat e prokurimit publik, duke theksuar se këta subjekte nuk mund të nënshkruajnë kontrata apo minikontrata për sa kohë që vendimi i përjashtimit është në fuqi.

Në një rekomandim zyrtar, të bazuar në ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, APP nënvizon se verifikimi i statusit të operatorëve duhet të kryhet detyrimisht përpara çdo nënshkrimi kontrate, përfshirë edhe rastet e marrëveshjeve kuadër dhe kontratave që rrjedhin prej tyre.

Sipas APP-së, operatorët ekonomikë të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike, për shkak të keqinformimit apo dorëzimit të dokumenteve me të dhëna të rreme, nuk mund të përfshihen në asnjë procedurë kontraktimi gjatë periudhës së ndalimit, e cila varion nga 3 muaj deri në 3 vjet.

Agjencia thekson se ky kufizim ka efekt të drejtpërdrejtë në fazën finale të procesit të prokurimit, duke e bërë të pavlefshme çdo tentativë për nënshkrim kontrate me subjekte që figurojnë në listën e të përjashtuarve.

Në dokumentin udhëzues, APP i referohet detyrimit ligjor që autoritetet kontraktore të kontrollojnë në mënyrë të përditësuar listën zyrtare të operatorëve të përjashtuar, e cila publikohet në faqen e saj dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Gjithashtu, rekomandohet verifikimi i vendimeve të përjashtimit në seksionin e transparencës, ku publikohen të dhënat e përmbledhura mbi vendimmarrjet e APP-së në këtë drejtim.

APP paralajmëron se moszbatimi i këtyre procedurave përbën shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe mund të sjellë masa administrative, përfshirë gjobat e parashikuara në nenin 132 të ligjit.

Sipas institucionit, periudha nga shpallja e fituesit deri në nënshkrimin e kontratës mbetet një fazë kritike, ku duhet të forcohen kontrollet paraprake, me qëllim shmangien e kontraktimit me operatorë që janë nën masë përjashtimi.

Në këtë kuadër, APP thekson se autoritetet kontraktore duhet të konsiderojnë statusin ligjor të operatorit në momentin e saktë të nënshkrimit të aktit kontraktor, si kusht thelbësor për vlefshmërinë e tij.

Nga ana tjetër, operatorët ekonomikë të përjashtuar nuk mund të vijojnë procesin e kontraktimit edhe në rast se janë shpallur fitues më herët, nëse vendimi i përjashtimit është ende në fuqi./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit