Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Pas dëshmisë në momentin që doli nga SPAK-u tha për mediat se është pyetur për pasurinë.
“Më pyetën për pronat e mia. U pyetua për pallatin dhe pasurinë. Të gjitha të ardhurat i kam në bankë. Historia ime nisi kur vajza ime u mor me djegësat.
Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Vajzën time e kam ndihmuar. Jam krenare për vajzën time” tha ajo. Deputetes Kryemadhi i është sekuestruar celulari prej disa muajsh për shkak të një hetimi që ka nisur SPAK-u.