-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk iu dërgua mandati në Kushtetuese, reagon Xhaçka: Përballem me një lumë shpifjesh…

Kryesoret

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka reaguar në Top Story pasi Kuvendi me 72 vota kundër të PS, nuk miratoi çuarjen në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të saj si deputete, për verifikim.
Xhaçka u shpreh se statusi i investitorit strategjik nuk është favor, por thjesht një stimul për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë.

“Në fakt puna si ministre ka qenë e gjatë, kanë qenë tre poste ministrore, kështu që pas një eksperiencë kaq të gjatë mendoj se është e përligjur të kesh një moment refleksioni. Përballem me një lumë shpifjesh dhe akuzash e kam rikonsideruar shijen e këtij profesioni dhe pasioni. Nuk kam folur se kam respektuar institucionet. Opozita akuzon se jam në papajtueshmëri mandati dhe se mazhoranca po më mbron për të mos shkuar në “Kushtetuese”.

Ka pasur momente që kam menduar që çfarë na duhet statusi i investitorit strategjik… por ky status nuk është favor, është thjeshtë një stimul që qeveria ia bën ekselencës për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë. Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike”, tha Xhaçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit